Video

17/01/2013 18:40:32

A e ndryshoi Obama Washingtonin ?

Presidenti aktual amerikan, Barack Obama rifitoi zgjedhjet presidenciale qė u zhvilluan mė 6 nėntor duke marrė njė numėr tė madh votash elektorale krahasuar me kandidatin republikan Mitt Romney






WASHINGTON - Presidenti i parė me ngjyrė i SHBA-sė, Barack Obama, i cili fillon tė dielėn mandatin e tij tė dytė, ka punuar pėr katėr vjet pėr tė lėnė gjurmė nė vendin e tij, por premtimi pėr tė ndryshuar tonin dhe funksionimin e Uashingtonit ka mbetur pezull.

Disa premtime tė vitit 2008 mbeten ende pėr t'u mbajtur, ashtu si reforma nė sistemin e imigracionit, lufta kundėr ndryshimeve klimatike, mbyllja e burgut tė Guantanamos, pa folur pėr njė zgjidhje mė strikte tė armėve tė zjarrit, qė u parashtrua pas sulmit nė njė shkollė nė Newtown mė 14 dhjetor, dita mė e keqe e presidencės, sipas Obamės.

Presidenti aktual amerikan, Barack Obama rifitoi zgjedhjet presidenciale qė u zhvilluan mė 6 nėntor duke marrė njė numėr tė madh votash elektorale krahasuar me kandidatin republikan Mitt Romney.

Mė poshtė vijon njė portret pėr tė parin president me ngjyrė nė historinė e Amerikės:

Ardhur nė pushtet me njė slogan shprese, Barack Obama, i cili fitoi njė mandat tė dytė katėrvjeēar nė krye tė SHBA-sė, i pari president me ngjyrė, duhet ta pranojė njė bilanc qė ka zhgėnjyer disa zgjedhės dhe tė vazhdojė tė mishėrojė ndryshimin.

"Progresi ėshtė i vėshtirė. Ndryshimi mund tė jetė i ngadaltė'', thotė Obama, ndėrkohė qė kundėrshtari republikan, Mitt Romney e ka akuzuar pėr mungesė elokuence pėr tė bashkuar amerikanėt dhe kryesisht pėr tė rimėkėmbur ekonominė.

''Por, nėse ju dėshironi tė vazhdoni pėrpjekjet pėr tė arritur kėtė vizion tė SHBA-sė, qė ne mbajmė nė zemrat tona, ndryshimi do tė ndodhė'', shtonte Obama, nė momentin kur rezultati i ngushtė nė sondazhe tregonte zgjedhės tė zhgėnjyer pasi janė pėrballur prej katėr vitesh me krizėn mė tė rėndė ekonomike qė prej viteve '30 tė shekullit tė kaluar.

Bashkėbiseduesit e tij e pėrshkruajnė si njė president tė rezervuar, intelektual, por gjithashtu dhe shumė konkurues, i cili nuk dėshiron tė humbasė as nė politikė dhe as nė basketboll.

Obama pretendon se ka gjithmonė karakterin e duhur, pavarėsisht performancės sė keqe gjatė debatit tė parė me Mitt Romneyn, i cili ngriti shumė pikėpyetje pėr motivimin e njė drejtuesi popullor pėr tė mos shijuar intrigat e Uashingtonit dhe pėr mė tepėr kronikat e televizioneve informative.

Ėshtė konventa demokrate e vitit 2004 nė Boston, qė pėrgatiti John Kerry pėrballė George W. Bush, qė Barack Hussein Obama, djali i njė keniani dhe njė amerikaneje, shfaqet nė skenėn kombėtare amerikane duke mbrojtur njė mendim konsensual tė politikės.

Obama u lind nė gusht tė vitit 1961 nė Havai nga njė baba kenian dhe njė nėnė e bardhė amerikane. Babai i tij, Barack Obama Sr, u martua me nėnėn e tij, Ann Dunham, ndėrsa ishte student nė Universitetin e Havait.

Ēifti u nda dy vjet pas lindjes sė Obamės. Babai i tij u kthye pėrfundimisht nė Kenia, ku u bė njė ekonomist me emėr. Ai vdiq nė njė aksident me makinė nė vitin 1982. Martesa e dytė e nėnės sė Obamės ishte me njė indonezian tė quajtur Lolo Soetoro. Familja u shpėrngul nė Indonezi dhe Obama qėndroi atje deri nė moshėn 10 vjeē, ndėrsa mė pas u shpėrngul sėrish nė Havai dhe jetoi me gjyshėrit e tij, ndėrkohė qė kishte fituar njė bursė nė akademinė e elitės ''Punahou''.

Obama fitoi njė vend nė Senatin e Shtetit tė Ilinoisit nė vitin 1996. Gjatė legjislaturės ai punoi pėr legjislacionin mbi etikėn dhe mirėqenien, si dhe pėr njė masė qė kėrkonte regjistrimin elektronik tė seancave pyetėsore nga policia dhe rrėfimet mbi rastet e hetimeve pėr vrasje. Nė fillim tė vitit 2005, ai u emėrua nė Senatin e Uashingtonit dhe nė sajė tė karizmės dhe elokuencės, ai bėhet idhull i medias.

Katėr vjet mė vonė, nė kuadėr tė njė progresi meteorik, qė i mundėsoi atij mposhtjen e Hillary Clintonit nė zgjedhjet paraprake tė demokratėve dhe mė pas triumfoi ndaj veteranit republikan, John McCain nė zgjedhjet presidenciale, ai pasoi ish-presidentin Bush nė Shtėpinė e Bardhė.

Ishte 47 vjeē. Ashtu si presidenti i 16-tė amerikan i lindur para 200 vitesh, Barack Obama ėshtė njė avokat i ardhur nga Ilinoisi qė arriti tė kapercėjė dyshimet e lindura nga eksperienca politike pėr tė fituar presidencėn nė kohė krize. Qeveria e Lincolnit ishte njė ekip rivalėsh, i pėrbėrė nga konkurentė, shembull ky i ndjekur nga Barack Obama kur ai emėroi si sekretare Shteti, Hillary Clintonin, rivalen e tij mė tė ashpėr gjatė fushtės elektorale.

''SHBA-ja zgjodhi shpresėn mbi frikėn'', theksoi Obama pasi kishte bėrė betimin mė 20 janar 2009 pėrballė dy milionė personave tė mbledhur nė qendėr tė Uashingtonit. Por, ushtrimi i pushtetit ėshtė shpesh frustrues pėr kėtė avokat dhe profesor i sė drejtės kushtetuese nė tė kaluarėn nė Harvard, veēanėrisht qė prej kohės qė republikanėt fituan Dhomėn e Pėrfaqėsuesve nė fund tė vitit 2010 dhe u pėrpoqėn tė zbatojnė premtimet pėr tė shkurtuar shpenzimet, pa rritur taksat.

Nėse u bė presidenti i parė amerikan qė mbėshteti martesat mes personave me tė njėjtin seks duke i dhėnė fund tabuve homoseksuale nė ushtri, ai nuk arriti tė miratojė asnjė reformė tė imigracionit, as njė plan tė tranzicionit drejt energjive tė gjelbėrta.

Jashtė vendit, ai qė kishte bėrė pėr herė tė parė emėr nė vitin 2002 duke mbajtur njė fjalim kundėr luftės nė Irak mbajti nė fund tė vitit 2011 premtimin pėr tė tėrhequr ushtarėt amerikanė. Megjithatė, nė Afganistan, ai trefishoi nė tė paktėn njė vit kontigjentin me misionin pėr vazhduar luftėn kundėr Al-Kaedės, njė objektiv i ndjekur gjithashtu nė Pakistanin fqinj nėpėrmjet njė lufte sekrete me raketa.

Nė vitin 2011, ai triumfon me eliminimin e Osama Bin Ladenit. Por, ai ėshtė si tė gjithė paradhėsit e tij qė ''kėrcet dhėmbėt'' pėr konfliktin izraelito-palestinez, komplikuar nga njė ''pranverė arabe'' qė ėshtė dukur herė herė e menaxhuar dhe rritja e tensioneve me Iranin pėr programin bėrthamor.

Gjithēka nė sfondin e marrėdhėnieve tė vėshtira me Pekinin dhe Moskėn, pavarėsisht njė ''rikthimi'' tė njė kohe tė frytshme me Kremlinin. Pranimi i njė njeriu me ngjyrė nė krye tė fuqisė botėrore, 150 vjet pas fundit tė skllavėrimit dhe gjysmė shekulli pas ligjeve mbi tė drejtėn civile, u pėrshėndet si njė ngjarje historike, Obama, flokėt e tė cilit janė zbardhur shumė qė prej marrjes sė funksionit, duket se po kėrkon t'i japė jetė premtimeve. Michelle Obama, avokate brilante, bashkėshortja prej 20 vjetėsh i ka dhėnė dy vajza, Malia, 14 vjeēe dhe Sasha, 11 vjeēe.

HermesNews - ©2013